Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BDI dhe PDSH bashkë në zgjedhjet lokale?

Takimi i mbrëmshëm ndërmjet liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe liderit të PDSH-së në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte papritur.

Pas përfundimit të takimit dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por cili në të vërtet ishte temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit.

Burime të portalit “tetova1” thonë se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë Menduh Thaçit që në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do zhvillohen në tetorin e këtij viti, dy partitë të jenë bashkë në zgjedhje. Pjesë e ofertës është që kuadrot e PDSH-së përveç pjesëmarrjes në listat e këshilltarëve, në komunat që do të fitohen të punësohen në institucionet që menaxhohen nga komunat.

Gjithashtu BDI në shenjë të vullnetit të mirë pritet që deri në tetor të punësoj edhe disa aktivist të PDSH-së në institucionet që menaxhohen nga kuadrot e BDI-së në qeveri. Kjo do bëhet me të vetmin qëllim që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ta ketë shumë më lehtë që të bind anëtarësinë për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet lokale.

Por kjo lëvizje e BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk do të pritet aspak mirë nga partneri në qeverisje, LR PDSH-ja e Ziadin Selës kur publikisht dihet se cilat janë raportet Thaçi-Sela pas largimit të Selës nga PDSH dhe krijimi i subjektit politik. A do të ndikojë koalicioni BDI-PDSH në prishjen e raporteve ndërmjet Ahmetit dhe Selës pritet të shihet në të ardhmen veçanërisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale.