A mundet Këshilli i Përbashkët i Komunave serbe, i cili tash e dy decenie ekziston në Kroaci, të jetë model për formimin e AKS-së, pyet portali BBC në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Emri i ngjashëm, funksionet të ngjashme, në kushte të ngjashme, Këshilli i Përbashkët i Komunave (Zajedničko veće opština - ZVO), i cili tubon komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është njëri nga modelet se si do të dukej Asociacioni i komunave serbe në Kosovë.
Ky trup që u krijua pas përfundimit të konflikteve të luftës në Sllavoninë Lindore është i futur në Marrëveshjen Erdutit me dokumentin me të cilin është konfirmuar ri integrim i paqësor i rajoneve që i kontrollonin serbët nën autoritetin e Zagrebit.
Edha 23 vjet pas nënshkrimit ë kësaj marrëveshje, ende po kërkohet fjala më e mirë për ta përshkruar emrin Këshill.
“ZVO mund të jetë shoqatë qytetarësh të cilën, sipas ligjit kroat, mund ta formojë kushdo nga tre persona – ajo formohet në bazë të dokumenteve ndërkombëtare çfarë ka qenë Marrëveshja e Erdutit dhe vendimit të Qeverisë së Kroacisë. Nuk jemi as njësi territoriale. Jemi diçka ndërmjet dhe për këtë arsye kërkojmë të statusi ynë të përcaktohet”, ka thënë për BBC kryetari i ZVO-së Sërgjan Jeremiq.

-
Ekskluzive: Drafti i Këshillit të BE-së për zgjerim
-
Weber: Pa kthimin e serbëve në institucione s'mund të ketë zbatim të marrëveshjeve
-
Modeli kroat për Asociacionin implikon ligj kushtetues
- Si ta bëjmë Asociacionin?
-
Ibrahimi: Nga 2002-ta ka pasur iniciativa për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe