Bankës Botërore është në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë që do të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës, në Kosovën Lindore, që është zona më e thatë në Kosovë, me më së paku të reshura vjetore.
Sipas BB, ky projekt synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje.
“Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. Projekti i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë”, thuhet në një njoftim të Bankës Botërore.
-
Banka Botërore synon përmirësimin e furnizimit me ujë në zonën më të thatë në Kosovë
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
-
Banka Botërore dhe BERZH-i me studim fizibiliteti për pendën e Kremenatës
-
Sigurohet mbështetje e Bankës Botërore në projektet e ujitjes
-
Në 20 vitet e ardhshme Kosovës do t’i pakësohet uji