Pas goditjes që mori nga Gjermania për idenë e korrigjimit të kufijve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, futi në agjendën e tij politike idenë e bashkimit kombëtar.
Atë e shpalosi në Shqipëri e Kosovë, duke bërë thirrje që dy parlamentet të nxjerrin deklaratat e nevojshme për ta jetësuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarta e bashkimit kombëtar është një me të cilën luan prej vitesh edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, rëndom në periudha krizash të brendshme politike apo kur kërkon të marrë ndonjë karotë nga Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Por janë po të njëjtët liderë që i kanë rrënjosur kufijtë me vepra, andej e këndej.
I pasinqertë dhe populizëm i momentit është vlerësuar edhe ky qëndrim i presidentit të Kosovës. Karriera politike e Hashim Thaçit është e mbushur me nisma të cilat i ka mbrojtur deri në kufirin e durueshmërisë së ndërkombëtarëve.
Përpjekja për ta paralizuar Gjykatën Speciale bashkë me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin, ndërmarrja ligjore rreth FSK-së në vitin 2017 pa mbështetje ndërkombëtare, ideja e korrigjimit/demarkimit të kufirit me Serbinë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së partive dhe popullatës - janë vetëm disa prej proceseve në të cilat Thaçi nuk ka treguar konsistencë.
Javët e fundit Thaçi ka pushuar së insistuari në korrigjim të kufirit me Serbinë, në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë.
Hovin e ndali pas Samitit të Berlinit, në të cilin kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi t’u jepet fund opsioneve që implikojnë ndryshim kufijsh në Ballkan. Thaçi nisi të proklamojë bashkimin kombëtar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)