Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bashkim Dedja rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Bashkim Dedja është rizgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Votimi në Kushtetuese është zhvilluar këtë të martë ku ka rezultuar se Dedja është votuar 7:0. Vetë Gjykata Kushtetuese ka njoftuar në faqen e internetit rizgjedhjen e Bashkim Dedjas për një tjetër mandat 3-vjeçar në krye të kësaj Gjykate.

Njoftim për median:

Sot në datën 03.10.2017, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese votuan unanimisht zgjedhjen e z. Bashkim Dedja kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.