Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Ashtu si edhe çdo vit tjetër, Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.
Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.
Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët.
Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të pasur foto si kujtim për këtë ditë.
-
Nis festa e VV-së
-
Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit
-
1 Maji si festë: Nga Parku i Gërmisë, qytetarët ua qajnë hallin punëtorëve
-
Shën Valentini: Historia dhe kuptimi i festës së dashurisë
-
Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt