Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bashkëshortja e Ilir Metës pritet të zgjidhet sot kryetare e LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.

Vasili dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së pak ditë më parë, duke propozuar si zëvendësuese të tij, zëvendëskryetaren aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, që është bashkëshortja e Ilir Metës, tashmë ish-kryetar i LSI-së.

Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet kryetarja e LSI-së, pasi është kandidatja e vetme si pasuse e Vasilit.

Konventa Kombëtare Zgjedhore, siç bën të ditur Shqiptarja.com, do të zhvillohet pasditen e sotme, në orën 18:00.