Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur mbledhje të përbashkët, menjëherë pasi mazhoranca votoi Arta Markun si Kryeprokurore të Përkohshme.
Mbledhja po zhvillohet në selinë blu, dhe pritet të përcaktohen hapat e radhës që opozita do të bëjë lidhur me aksionin e nisur kundër zgjedhjes së Kryeprokurores vetëm me votat e mazhorancës.
Si kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së Lulzim Basha u shprehën se legjitimiteti i Kuvendit ka rënë, duke paralajmëruar si të vetmen rruga protestat masive.
Kurse, ish-kryeministri Sali Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se deputetët e opozitë duhet të djegin mandatet e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha: Berisha sot pati ditën e fundit politike
-
Berisha sot protestë para PD-së
-
Berisha në selinë e PD-së, nuk gjen karrige për të mbajtur mbledhjen
-
Reforma zgjedhore në Shqipëri ul PS-PD në tryezë, propozimi i pakicës të hiqen 40 deputetë
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta