Kosova zhvillon bashkëpunim juridik me Serbinë. Por në dokumentet që shkëmbehen nëpërmjet këtij bashkëpunimi, “Republika e Kosovës” transformohet në “Kosova e Metohia”, shkruan sot Koha Ditore.
Që nga dhjetori i 2012-s, procedurat për ndihmën e ndërsjellë juridike janë të dakorduara ndërmjet të dyjave vendeve. Marrëveshja parasheh edhe masën e reciprocitetit. Dhe, prej atëherë, Serbia njëanshëm dhe në kundërshtim me atë çfarë ka shprehur pajtimin në Bruksel, mbulon stemën dhe denominimin kushtetues të Kosovës në dokumentet që shkëmbehen në kuadër të marrëveshjes.
Qemajl Marmullakaj është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Prej vitesh, ai merr pjesë në delegacionin e Kosovës, në rastet kur bisedohet për çështje të drejtësisë.
Marmullakaj ka treguar se si mbulohen elementet e shtetësisë, në dokumentet që Kosova ia ofron Serbisë në kuadër të ndihmës juridike.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
- Rreziku i kthimit te macet