Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, sot ka pritur komandantin e Forcave Tokësore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade, Albert Mullain.
Me këtë rast ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e sigurisë
“Me komandantin Mullai diskutuam për bashkëpunimin midis dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe fushën ushtarake. Duke qenë i bindur se dera e Shqipërisë është gjithnjë e hapur për Kosovën, i shpreha falënderimet më të përzemërta për punën e përbashkët deri më tash dhe për thellimin e planifikimeve më tutje”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak
-
Mehaj: Kemi dyfishuar bashkëpunimin ndërushtarak me Shqipërinë
-
Kosova e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
Kurti dhe Jashari flasin për sigurinë në vend
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri