Një delegacion i Komunës së Prishtinës, me në krye Shpend Ahmeti, vizituan komunën Manheim të Gjermanisë, me ftesë nga kryetari i kësaj komune, njofton kumtese komunale.
Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrës dhe për aftësim profesional në agrokulturë.
Në takimet me drejtorin e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrit të qytetit të Mannheim Dr.Grüninger, Drejtoresha e Kadastrit Nora Kelmendi prezantoi punën që është bërë në reformimin e kadastrës në Prishtinë. Në këtë takim palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte konkrete në përdorimin e sistemit të avancuar të shënimeve kadastrale të qytetit-ALKIS.
Drejtori i Bujqësisë, z .Ferat Makolli, u takua me drejtoreshën e shkollës “Helene Lange Schule/Fröbelseminar”, znj. Krusten Bolm, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në aftësimin profesional në fushën e bujqësisë.
Gjatë vizitës në Manheim, Kryetari i Komunës së Prishtinës i shoqëruar nga anëtari i Bordit Këshillimor të Migracionit në Manheim, z. Tefik Ramadani, u takua edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.
Rezultatet e para të bashkëpunimit në projektet konkrete pritet të vërehen deri në fund të këtij viti.
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Pacolli liron nga detyra u.d. së drejtorit të Agjencisë Kadastrale: Ndryshimi, pjesë e reformave
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
- Mikpritja më e ngrohtë në vendin që i duhet urgjent një qeveri
-
Ahmeti tregon mënyrën e funksionimit të buxhetit: Zgjedhjet vijnë e shkojnë, jeta duhet të vazhdojë