Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë çadrën e protestës për t’iu drejtuar selisë blu. Pasditen e sotme, rreth orës 17:00, kryedemokrati ka mbledhur në seli aleatët e Partisë Demokratike. Mësohet se në fokus të mbledhjes janë zhvillimet më të fundit politike në vend.
Basha ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, njoftojnë medie nga Tirana.
Ditën e djeshme, kreu i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes së Kongresit të partisë që ai drejton bëri apel për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën në vend. Ai foli edhe për një qeveri besimi, ku të ketë dialog dhe konsensus mes palëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional
-
Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short
-
Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit