Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, janë mbledhur sot për të diskutuar mbi organizimin e protestës së 13 majit në Tiranë.
Pas kësaj mbledhje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë asnjë hap që do të detyrojë opozitën, të kthehet nga vendimet e saj.
Basha theksoi se PD është e hapur për dialog, por premisat për marrëveshje janë pothuajse zero.
Sipas tij, zgjedhjet e18 qershorit janë të koalicionit të cilin ai e quan monist.
“Betejë paqësore por të pathyeshme për zgjedhje të lira. Votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga nuk do të ketë! 13 Maji marshimi më i madh popullor dhe qytetar që ka njohur Shqipëria”, tha Basha.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Basha ndryshon kurs, as 13 tetorin nuk e pranon për zgjedhje të parakohshme
-
Opozita në Shqipëri i kthehet protestave, ditën kur Kuvendi diskuton për Metën
-
Basha thirrje për protestën e 8 korrikut: Bashkë kundër bandës
-
Të hënën protesta e 10 kombëtare e opozitës në Shqipëri