Të gjithë kandidatët për kuvende komunale duhet të mundohen shumë në mënyrë që t’i bindin votuesit për të marrë votat e mjaftueshme për një mandat asamblisti.
Por, për këtë pozitë nuk lodhen aspak edhe bartësit e listës zgjedhore të partive politike, të cilët me automatizëm bëhen deputetë komunalë, raporton KTV.
Duke e vlerësuar këtë si praktikë të keqe, jodemokratike dhe mohim të së drejtës së një kandidati tjetër, i cili pavarësisht votave nuk arrin të fitojë një ulëse, bartësi i listës nga Lëvizja qytetare “Vatra”, ka dhënë dorëheqje.
Kushtrim Kadriu, i cili ishte bartës i listës në zgjedhjet lokale, thotë se këtë vendim e ka marrë për shkak se ai mund të jetë i mirë për partinë, por jo edhe për qytetarët.
Reformën zgjedhore, sa i përket procesit elektoral, në vazhdimësi e ka kërkuar edhe shoqëria civile.
Edhe
Partitë nisin fushatën e fajësimit për dështimin e negociatave për presidentin
Albert Krasniqi nga KDI-ja, thotë se bartësi i listës zgjedhore i cili shkon me vota të subjektit politik, është në kundërshtim me Kushtetutën, gjë e cila, sipas tij, duhet të hiqet.
Përveç kësaj, Krasniqi thotë se pragu zgjedhor duhet të hiqet edhe për kandidatët e pavarur, që është njësoj 5% si për një kandidat të vetëm si për një parti.
Në fundin e 2016-s, presidenti Hashim Thaçi, kishte nisur takimet me partitë politike për reformën zgjedhore që tentohej të përfundonte shpejt, e propozimet t’ia procedonte Kuvendit, por gjithçka ka mbetur pezull.
Ndërkaq në një përgjigje me shkrim, zyra e presidenti ka njoftuar s epo presin përfundimin e gjithë procesit zgjedhor për të vazhduar me ndryshimet të reformës zgjedhore.
Edhe Një sistem zgjedhor ndryshe: Koha për ta kthyer politikën në duar të qytetarëve“Presidenti kërkon që reforma elektorale të rezultojë me një sistem elektoral që i përgjigjet nevojave të Kosovës. Presidenti nuk ka kërkesa përveç se ka iniciuar vazhdimin e reformës që kishte nisur më herët duke formuar një grup pune në të cilin kanë qenë të përfaqësuar të gjithë protagonistët e të cilët kanë punuar në përgatitjen e rekomandimeve për reforma”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit të Kosovës.
Opozita asnjëherë nuk e kishte pranuar iniciativën e presidentit, duke e bojkotuar atë, ndërsa opozita e tashme në Kuvendin e Kosovës ka paralajmëruar se kjo çështje do të jetë primare në këtë legjislaturë të Kuvendit.