Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja zëvendëse e kreut të UNMIK-ut

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka emëruar Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja si zëvendëse të kreut të UNMIK-ut.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka emëruar Barrie Lynne Freeman nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si zëvendëse të të dërguarit special të OKB-së në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm António Guterres bëri të ditur të martën (22.12) emërimin e Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja në detyrën e zëvendës-shefes së UNMIK-ut. Ajo pason në detyrë Christopher Coleman, po ashtu nga SHBA-ja.

Zonja Freeman sjell me vete përvojë 30 vjeçare në çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dy vitet e fundit Zonja Freeman ka punuar në departamentin për çështjet e paqes dhe ato politike. Po ashtu ajo ka punuar për misionin e OKB-së në Afrikën Qendrore (MINUSCA). Para se të punonte për OKB-në, Zonja Freeman ka punuar për Institutin Demokratik Kombëtar si dhe Ministrinë e Jashtme të SHBA-së në Uashington dhe Afrikë.

Freeman ka studiuar në Universitetet Tulane dhe Georgetown. Ajo flet anglisht dhe frëngjisht/DW.