Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit në Shtërpcë, përdoret sprej nga policia

Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona – banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte duke bllokuar rrugën.

LEXO EDHE: Protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Shtërpcë

“Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalur zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt. Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në raportin e policisë.

Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve, njofton policia, është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.