Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët përreth fabrikës “Eurobllok” ankohen se jeta e tyre është bërë e padurueshme

Një grup banorësh nga Podujeva kanë protestuar kundër veprimtarisë së fabrikës për prodhimin e bllokave “Eurobllok” në këtë qytet.

Shtëpitë e tyre gjenden pranë fabrikës, ndërsa ankohen se jeta e tyre është bërë e padurueshme si pasojë e tymit që lirohet nga thëngjilli që po e përdor kjo fabrikë, raporton KTV.

Banorët kërkojnë një zgjidhje, pasi ajri po ndotet çdo ditë e më shumë.

Kanë frikë se nga kjo gjendje mund t’u krijohet ndonjë sëmundje andaj do të vazhdojnë ta kundërshtojnë atë derisa kërkesat të merren parasysh.

Ndërkohë Komuna e Podujevës është në dijeni për shqetësimet e këtyre banorëve, por zyrtarë të saj përgjegjësinë e kanë hedhur te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Edhe Qytetarët ankohen për rritje të ndotjes së ajrit në Obiliq dhe në Prishtinë Arbëri Qytetarët ankohen për rritje të ndotjes së ajrit në Obiliq dhe në Prishtinë

Përfaqësuesit e fabrikës kanë thënë se janë në proces të marrjes së lejes së integruar mjedisore dhe se sipas tyre kjo nënkupton që do t’i marrin parasysh edhe kërkesat e banorëve.

Televizioni ka provuar të marrë një përgjigjeje edhe nga MMPH-ja, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigjeje gjatë ditës.