Shumë afër Kompleksit Memorial dhe vendit ku ka ndodhur masakra e Reçakut të Shtimes, institucionet lokale dhe ato qendrore kanë dhënë leje dhe pëlqime që të zhvillohen bizneset e gurthyesve në pronë publike.
Por kjo po kundërshtohet nga banorët, të cilët kanë dorëzuar peticion e ankesa në të gjitha institucionet, siç thonë, për t’i mbrojtur kufijtë e fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët kanë thënë se nuk do ta lejojnë funksionimin e gurthyesve afër shtëpive të banimit dhe afër Kompleksit Memorial me arsyetimin se degradohet ambienti.
Por shumë afër këtij lokacioni jetojnë edhe banorët e lagjes “Beqiri” nga Reçaku, të cilët kanë thënë se gurthyesit e rrezikojnë edhe jetesën e tyre nga pjesa e epërme e fshatit.
Në Komunën e Shtimes kanë thënë se lejen për operim të gurthyesve në këtë zonë e ka dhënë Ministria e Ambientit dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, ndërkaq Komuna u ka dhënë vetëm pëlqime sipas Planit Zhvillimor Komunal.
Banorët kanë thënë se nëse Komuna nuk angazhohet për t’u dalë në ndihmë banorëve, atëherë do të organizojnë protestë para objektit të Komunës.