Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët kundërshtojnë rrënimin e objekteve pa leje në Jalë

14:25 - Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Jalë, ku banorët janë përplasur me forcat e policisë pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë 9 objekteve të ndërtuara pa leje.

Objektet janë kryesisht hotele një dhe dykatëshe, për të cilat banorët thonë se kishin ende pushues brenda në momentin e mbërritjes së inspektorëve.

IKMT sqaron se për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm ndërsa njoftimi është bërë sipas ligjit.

Ndërkohë banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht, madje thonë se objektet janë në pronën e tyre me ligjin 7501.

“Kam dokumentet e pronës, të cilën e kemi me ligjin 7501. Ne jemi në pronën tonë dhe nuk jemi futur absolutisht asnjë metër brenda kufirit. E vetmja arsye që po na i prishin ndërtimet është se ata pretendojnë se në jemi futur brenda territorit të SHPU në Jalë, Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve. Ne e vërtetojmë që nuk është kështu me dokumente. Për këtë kemi bërë edhe ankimim në Gjykatën e Vlorës. Ne jemi në proces gjyqësor dhe e kemi ankimuar brenda afateve kohore. Sot kanë ardhur pa njoftim paraprak dhe pa një vendim”, shprehet një prej pronarëve të ndërtimeve që janë parashikuar të prishen në Jalë, transmeton tch.


Në plazhin e Jalës shemben 9 objekte pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me sipërfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katesh , kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm.

Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.

Në këtë aksion IKMT u mbështet edhe nga Policia e Shtetit

Artikuj të ngjashëm