Dhjetëra familje sociale në Magurë të Lipjanit po vazhdojnë të përballen me kushte të rënda ekonomike. Përveç kësaj, ato familje po përballen edhe me kushte të rënda teknike derisa objektet banesore që menaxhohen nga institucionet publike janë stërvjetruar.
Komuna e Lipjanit vitin e kaluar e ka rinovuar objektin e strehimores, i cili është në pronësi të saj, mirëpo objektet e tjera banesore në pronësi të “Minierës së Goleshit” nuk janë rinovuar me arsyetim se nuk ka ndonjë bazë ligjore, megjithëse aty jetojnë disa familje skamnore, shkruan sot Koha Ditore.
Këto objekte të stërvjetruara janë vizituar edhe nga përfaqësues të subjekteve opozitare, të cilët kanë reaguar mjaft ashpër. Ndërkaq Bekim Krasniqi, drejtor në OJQ “YAHR”, ka thënë se gjatë dëgjimeve buxhetore në Magurë të Lipjanit më së shumti ka pasur kërkesa nga banorët për renovim të objekteve banesore në të cilat jetojnë disa familje sociale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ish-objekti i QMF-së në Banullë rrezikon gjashtë anëtarët e familjes së strehuar aty
-
Objekte të stërvjetruara të kthyera në “kontejnerë” mbeturinash
-
Banorët e Magurës rrezikohen nga objektet e braktisura të ish-ndërmarrjes “Goleshi”
-
Në Shalë të Lipjanit kërkohet rinovimi i ish-objektit të Shtëpisë së Shëndetit
-
QPS-ja në Lipjan dështon t’i trajtojë rastet sociale dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore