Zeqir Sadriu ka 5 vjet që merret me kultivimin e mjedrës.
Por, së fundmi, problem për të është bërë ujitja e tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të siguruar ujin, atij i duhet të ecë me kilometra, pasi tash nuk ka mundësi t'i ujisë prej lumit “Lepenc”.
Ndërsa një banor tjetër i fshatit Brod të Shtërpcës nuk ka lejuar që gypat e hidrocentralit të kalojnë nëpër pronën e tij. Si rrjedhojë, kompania, e cila është duke i ndërtuar hidrocentralet, është dashur t’ia ndërrojë kahjen lumit.
Banorët e kësaj ane insistojnë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve po i shkatërron lumenjtë.
Ata lusin institucionet që të ndalojnë ndërtimin e hidrocentraleve, pasi sipas tyre, këto kompani nuk e respektojnë ligjin për hidrocentralet.
Insistojnë që ky ujë është i vetmi burim që kanë për të ujitur të mbjellat e tyre.
Në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, thuhet se në planet e qeverisë është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lum dhe këto janë duke u bërë në përputhje me ligjet në fuqi.
“Inspektorati i MMPH-se, bazuar sipas planeve inspektuese, ka inspektuar aktivitetet e HC-së. Në dokumentacion parashihen edhe kushtet, te cilave duhet t’u përmbahen operatorët, ku për mospërmbushjen e kushteve inspektorati i MMPH-se do të marrë masa konform ligjeve në fuqi. Në bazë të kushteve, është edhe minimumi biologjik, të cilit duhet t’i përmbahen operatorët”, thuhet në përgjigjen e MMPH-së.
Në këtë ministri gjithmonë e kanë pranuar që Kosova njihet si vend me resurse të pamjaftueshme të ujit.
Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsejtë 7 hidrocentrale dhe në plan është ndërtimi edhe i disa të tjerëve.