Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Vitisë në rrezik nga gropa e hapur septike

Banorët e Vitisë ankohen së prej 4- vjetësh janë në hall nga ndotja e ambientit, më saktë nga gropa e hapur septike, në afërsi të objektit të Qendrës së Punës Sociale, ndërsa Komuna ende shpërfill kërkesën e tyre për kanalizimin.

Banorët deklarojnë se duhet të ketë investime në eliminimin e ujërave të zeza në zonën, në hyrje të qytezës, ndërsa kërkesa jonë prej 4 vjetësh s’merret parasysh nga Administrata komunale dhe jemi në rrezik nga gropa e pambuluar septike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vehbi Rama, këshilltar komunal deklaron se është e papranueshme që ujërat e zeza të mblidhen në një vend të zbuluar dhe të kutërbojnë përgjatë rrugës kryesore. Qeverisja lokale deklaron se projekti për ndërtimin e sistemit të kanalizimit dhe eliminimin e gropës ku mblidhen ujërat e zeza do të ndodhë këtë vit.

Ibrahim Rama, drejtor i Buxhetit thekson se për këtë vit Komuna ka planifikuar të investojnë 250 mijë euro në sistemin e kanalizimit. Ai thotë se mandatin e kaluar 4- vjeçar kanë investuar 3 milionë e gjysmë euro në sistemin e kanalizimit.

Drejtori i Shëndetësisë i Vitisë, Basri Aliu, thotë se 2 herë në muaj pastrohet gropa ku mblidhen ujërat e zeza dhe se ata shpresojnë se do të eliminohet edhe kjo gropë e cila gjendet në zonën urbane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)