Qetësia në qendër të fshatit Sopijë të Suharekës prishet nga zhurma e automjeteve që qarkullojnë rrallë në këtë lokalitet.
Për pak minuta dëgjohet edhe zëri i një grupi të fëmijëve që me top futbolli ia mësyjnë fushës së lojës, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë pjesa dërrmuese e banorëve vazhdojnë punët e përditshme, kryesisht të heshtur.
Në saje të punës së tyre dhe mbështetjes nga të afërmit që punojnë jashtë vendit kanë arritur që të rindërtojnë pronat dhe jetesën e tyre.
Megjithëkëtë pjesë të jetës e kanë dhimbjen për familjarët që janë vrarë në vitin 1999 nga forcat serbe. Për këtë arsye banorët e Sopisë kërkojnë drejtësi, përkatësisht dënimin e atyre që kanë kryer krime lufte në këtë anë.
Ramadan Salltekaj ka treguar se në pranverën e vitit 1999 forcat serbe ia kanë vrarë vëllanë 15-vjeçar në oborr të shtëpisë, derisa nënën dhe babanë ia kanë plagosur në korridorin e shtëpisë, ku si pasojë e plagëve të marra në Prizren kishte ndërruar jetë edhe nëna gjatë ikjes me kolonën e njerëzve për në Shqipëri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Familjarët e viktimave ndihen të lehtësuar pas arrestimit të 5 serbëve që dyshohen për krime lufte
-
Suharekë, plagosje me armë zjarri pas të shtënave nga dy familjarë
-
Masakra e Mejës: Familjarët presin drejtësi, liderët pranojnë se s’është bërë mjaftueshëm
-
Të mbijetuarit e masakrës në Rugovë tregojnë tmerrin, kërkojnë që kryesit të vihen para drejtësisë
- 1133 në Kosovë, 3372 në Bosnjë