Një grup banorësh, që jetojnë në ndërtesa kolektive në rrugën “Ali Hadri”, kanë reaguar kundër vendosjes së shtyllave antiparking në rrugën ku jetojnë, duke kërkuar nga Komuna fillimisht sigurimin e parkingjeve për ta.
Ata thonë se Komuna e Prishtinës është dashur që së pari të rregullojë çështjen e parkingjeve, për të cilën ata i janë drejtuar Komunës edhe me peticion, e pastaj të vendosë shtylla antiparking në trotuare, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, me vendosjen e shtyllave veturat do të parkohen para hyrjes së ndërtesave.
Dy muaj më parë këta banorë i kanë drejtuar një peticion Komunës së Prishtinës, për të kërkuar që t’u gjendet një zgjidhje për parkingjet përreth objekteve të tyre të banimit, me arsyetimin se kjo gjë po u shkakton telashe të shumta në jetën e përditshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e rrugës “Ali Hadri” në Prishtinë me peticion kërkojnë parkingje
-
Banorë të Qendrës kërkojnë heqjen e “Prishtina Parkingun” dhe vendosjen e një laure
-
Trotuaret bllokohen nga veturat, qytetarët ecin në rrugë
-
Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë sërish kundër çmimeve të parkingut
-
Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët të mos parkojnë veturat në vendpunishte