Në këtë gjendje, sheshi kryesor në qendër të qytetit të Pejës do të jetë deri në fund të vitit.
Plot 180 ditë do t’u nevojiten dy kompanive për ta rindërtuar këtë pjesë të sheshit, me kalldrëm i cili do të vijë nga Italia, raporton KTV.
Për punimet në rindërtimin e pjesës qendrore të sheshit “Skënderbeu” në Pejë, të cilat kanë nisur një muaj më parë, banorët e qytetit dhe bashkatdhetarët po thonë se po kryhen në kohë të papërshtatshme.
Por, zyrtarët e Komunës së Pejës thonë se me kohë i kanë njoftuar edhe bizneset për këto punime.
Sipas tyre, miratimi me vonesë i buxhetit ka shkaktuar vonesa edhe në implementimin e këtij projekti.
Janë rreth gjysmë milioni euro të cilat komuna do t’i investojë në rindërtimin e sheshit kryesor në qytetin e Pejës.
-
Pandemia ndërpret punimet në sheshin e Pejës, ishte planifikuar të përfundonte këtë muaj
-
Rregullimi i sheshit në Pejë mund të shtyhet për dy vjet
-
Nis projekti gjysmëmilionësh në sheshin e Pejës
-
Njëra drejtori e Pejës lejon hyrjen e automjeteve në shesh, tjetra kërkon revokim të tyre
-
Pas shtatë vjetëve komuna vendos ta stolisë qytetin për festat e fundvitit