Ka më tepër se dhjetë vjet që banorët e njërës pjesë të lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë, janë duke u përballur me të njëjtin problem, që po u shkaktohet në rrugën kryesore të hyrjes në lagje, nga bllokimi i kanaleve në pjesën e udhëkryqit, ku bëhen bashkë kanali i hapur dhe ai i mbyllur i të reshurave dhe i kanalizimit.
Sidomos kur ka të reshura të shiut uji del dhe vërshon tërë rrugën dhe ai ujë i përzier edhe me ujëra të zeza, pastaj rrjedhë edhe në rrugën kryesore dhe vërshon rrethrrotullimin rrugor, që gjendet ndër stacion të autobusëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy problem u shfaqet jo rrallëherë edhe kur nuk ka të reshura. Banorët janë ankuar gjithnjë për problemet që po u shkakton infrastruktura jo e mirë rrugore dhe e gypave e kanaleve të hapura në atë rrugë.
Kanali i hapur që hyn në gypin e mbyllur në pjesën e udhëkryqit në lagje vjen nga pjesa kodrinor e lagjes. Ai kanal i hapur i të reshurave, siç thonë banorët, është dashtë të mbyllet kur komuna para gjashtë vjetëve e ka ndërtuar kanalizimin e ujërave të zeza mesit të rrugës së lagjes, të cilin atë vit edhe e kanë kubëzuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.