Banorë të fshatit Rakaj, të dielën ia kanë ndërprerë punimet kompanisë “Bageri”, e cila ka nisur asfaltin e rrugës së tyre, derisa binte shi, shkruan sot Koha Ditore.
Muhamet Kurtaj, banor i këtij fshati, ka sqaruar se një pjesë e banorëve të fshatit janë organizuar kundër këtij veprimi.
“Ne banorët kemi arritur t’i ndërpresim punimet, megjithëse janë shtruar rreth 300 metra asfalt. Rrugët asfaltohen derisa moti është me diell dhe në temperatura të larta, ndërkaq nëpër shi dhe baltë nuk mund të ketë cilësi të mirë.
Këto janë para të taksapaguesve të këtij vendi, andaj nuk lejojmë që ato të hidhen në këtë mënyrë në baltë”, ka thënë Kurtaj. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qëndrueshmëria e asfaltit në Kosovë – më pak se një vit
-
Asfaltimi i rrugës, peng i mosdefinimit të pronës private
-
Rruga transitore në Shtime nxjerr banorët e bizneset në protestë
-
Banorët e Stagovës ankohen për degradim rrugësh nga kompanitë gjatë ndërtimit të hekurudhës
-
Vërshimet bllokojnë Prishtinën, qytetarët kritikojnë Ahmetin