Edhe pse u vendosën shtyllat e reja, përcjellja e rrymës në lagjen Kullaj të fshatit Mramor, edhe më tutje bëhet me ato të vjetrat.
Banorët thonë se kabllot elektrike në këtë lagje, që janë të lidhura nëpër shtylla të vjetra elektrike, shpesh është dashur t’i rregullojnë vetë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, sipas tyre, gjendja në këtë fshat të Prishtinës është shqetësuese pasi që ekziston rreziku që ata të goditen nga kabllot dhe shtyllat elektrike.
Sipas përfaqësuesit të lagjes, Fatmir Sopi, ata shpesh kanë probleme me energji elektrike gjatë reshjeve të shiut apo erërave të forta.
Ai tha se pavarësisht ankesave të adresuara te KEDS-i, gjendja në fshat nuk është përmirësuar.
Për shkak të rrezikut nga kabllot elektrike, e edhe nga shtyllat e vjetra ende funksionale, Sopi tha se shumë prej tokave të tyre bujqësore kanë mbetur pa u punuar.
Në lidhje me ankesat e banorëve të këtij fshati, zyrtarë të KEDS-it thanë se deri në fillim të javës tjetër problemi do të rregullohet.
Viktor Buzhala, tha se aktualisht kompania është duke punuar në vendosjen e shtyllave të reja në tërë territorin e Prishtinës, mirëpo ky projekt nuk mund të realizohet brenda vitit për shkak të kostos së lartë.