Në pikë të verës, ujërat e zeza kanë vërshuar rrugën “Rexhep Krasniqi”, në lagjen “Kalabria”.
Banorët thonë se ujërat e zeza kanë dalë nga kanali si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes, si dhe mungesa e investimeve në rregullimin e urës përmbi këtë kanal, shkruan sot Koha Ditore.
Kalimi mbi këtë urë, me automjete po cenon sigurinë e qytetarëve, përderisa banorët thonë se andej tashmë kalojnë vetëm ata udhëtarë që nuk jetojnë në lagje, pasi që nuk dinë për rrezikun.
Kundërmimi i erës së ujërave të zeza ka detyruar banorët që vetë të spërkasin helme kundër mushkonjave, si dhe të kalojnë sa më shumë kohë larg shtëpive të tyre.
Kanali i lumit “Prishtevka” është kthyer në kanal të ujërave të zeza që vijnë nga Qendra Klinike Universitare, dhe në mungesë të mirëmbajtjes nga ana e Komunës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Banorët e Bërnicës në hall me ujërat e zeza, Komuna nuk u bën zgjidhje
-
PDK-ja kritikon Komunën e Prishtinës për mosvendosjen e kolektorit në “Kalabri”
-
Shtëpitë vërshohen nga ujërat e zeza në lagjen “Mati”
-
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit
-
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit