Më herët ka qenë burim i ujit të pijshëm, por ka dy vjet që në këtë përroskë derdhen ujërat e zeza të fshatit Begracë.
Banorët e fshatit fqinj, Kaçanik i Vjetër, thonë se kanë kërkuar nga komuna që rrjeti i ujërave të zeza të fshatrave përreth të mos kalojë nga pronat e tyre, megjithatë, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, projekti ka mbetur në gjysmë pasi ata nuk po lejojnë që ky fshat të kyçet në rrjetin e ujërave të zeza të fshatit Kaçanik i Vjetër.
Banorët thonë se në temperatura të larta, lumi Nerodime kundërmon.
Por, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, thotë se këta banorë janë vetë fajtorë pse këto ujëra të zeza derdhen nëpër prona të tyre dhe në lumin Nerodime, pasi që ata nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë.
Ilazi shtoi se me këtë problem do të ballafaqohen banorët e Kaçanikut të Vjetër, derisa të bashkëpunojnë me komunën.