Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e fshatit Syreganë të Skënderajt, problem me mbeturina e rrymë

Vetëm 4 ditë para vitit të ri, këtu në Syreganë të Skënderajt është ndërruar trafoja e energjisë elektrike.

Por, sipas banorëve, kjo ka sjell vetëm probleme me rrymë, derisa atyre nuk u është dhënë asnjë arsye nga KEDS-i pse ka ndodhur kjo, raporton KTV.

Megjithëkëtë, sipas KEDS-it, ndërrimi i trafos është bërë për të përmirësuar gjendjen e energjisë elektrike këtu.

Sipas zëdhënësit Viktor Buzhala, në këtë linjë janë dërguar 28 trafo të reja, çka edhe ka mundur të shkaktojë probleme deri në sistemimin e tyre.

“Trafoja lidhet me daljen e fshatit Runik. Atë dalje e kemi shtruar të re në të gjithë gjatësinë e saj. Por, dalja është bërë 20 kilovolt nga 10 kilovolt sa ka qenë më herët, që është risi në sistemin elektro-energjetik të Kosovës, me qëllim që të ofrohen shërbime shumë më kualitative. Trafoja e vjetër ka qenë e pamundur të mbahet në punë, pasi ka ndryshuar niveli i tensionit”, ka thënë Buzhala.

Por, pos kësaj, problem tjetër për banorët e këtushëm paraqet edhe deponia e mbeturinave e krijuar ndër vite, derisa thonë se Komuna e Skënderajt nuk po përkujdeset për grumbullimin e tyre.

Përpos këtyre problemeve, banorët ankohen edhe për punët që komuna kryen në këtë pjesë.

Edhe Prej dy javësh banorët e Bujanit përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë Arbëri Prej dy javësh banorët e Bujanit përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë

Së fundi, këtu u asfaltua rruga, por ky projekt ka nxitur reagimin e banorëve, të cilët nuk janë të kënaqur me punën.

Përmes telefonit, kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, i ka thënë televizionit se problemin e mbeturinave komuna do ta zgjidhë shumë shpejt, pas blerjes së tre kamionëve për grumbullimin e tyre nëpër fshatra.

Ndërsa, për problemin e rrugës, Jashari ka thënë së është vetëm një shtresë sa për të mos i lënë banorët në baltë, sepse rruga do të kompletohet në pranverë.