Banorët në rrugën “Zeqë Zeqiri” në Fshatin Davidoc të Komunës së Shtimes kanë pritur tash e sa vjet për asfaltimin e rrugës, por tash asfalti i shtruar deri në gjysmë të rrugës i ka revoltuar ata.
Projekti për shtrimin e rrugës, i miratuar në shtator të vitit të kaluar, parashihte që rruga e ndarë në dy krahë të shtrohet tërësisht, por në njërën anë është shtruar më shumë e në tjetrën më pak.
E Xhemajl Emini, banor i po këtij fshati, akuzon komunën se po tenton t’i përçajë ata.
Ai shton se rruga ka filluar të shtrohet vetëm në prag të fushatës zgjedhore, pavarësisht se projekti është miratuar vitin e kaluar, ndërsa premtimin kryetari Naim Ismajli e kishte bërë 4 vjet më parë.
Menaxheri i projektit, Fatmir Rexhepi, thotë se komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për asfaltimin e gjithë rrugës.
-
Rruga transitore në Shtime nxjerr banorët e bizneset në protestë
-
Komuna e Lipjanit kritikohet se po i asfalton vetëm rrugët “e anëtarëve” të LDK-së
-
Banorë të fshatit Dobërdol ankohen se shkaku i bindjeve politike, Komuna nuk po ua asfalton rrugën
-
Banorët në Godanc të Shtimes të bindur se përkatësia politike po ua lë rrugën pa asfalt
-
Banorët duan asfaltimin e rrugës, komuna s`e ka në projektet e sivjetme