2.500 banorë të fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit prej më shumë se 2 vjetësh po përballen me erën e keqe nga ujërat e zeza dhe mbeturinat të cilat po derdhen në lumin Janjevka.
Pas shqetësimeve të banorëve se mund të përhapet ndonjë epidemi nga ndotja, është bërë temë debati edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Komuna e Lipjanit deri tashti nuk ka marrë masa për pastrimin dhe zgjerimin e lumit, mirëpo ka planifikuar për vitin e ardhshëm 300 mijë euro për ndërtimin e një kolektori përgjatë lumit dhe riparimin e rrjetit të kanalizimit në këtë fshat, ndërkaq për pastrimin e lumit pritet të intervenojnë brenda një të ardhmeje të afërt.
Alush Bikliqi, banor nga fshati Janjevë, e anëtar i kryesisë së KKSB-së në Lipjan, ka shpjeguar se disa herë janë ankuar se mund të shfaqet ndonjë epidemi nga ujërat e zeza dhe mbeturinat të cilat po derdhen në lumin Janjevka, mirëpo deri tashti Komuna nuk ka intervenuar.\Agim Ademi.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Bërllok me lumenjtë
-
Banorët e Bërnicës në hall me ujërat e zeza, Komuna nuk u bën zgjidhje
-
Qytetarët e Lipjanit ankohen për kundërmim të ujërave të zeza
-
Fshatrat Banullë e Sllovi në hall me deponitë ilegale të mbeturinave
-
Banorët e Janjevës kërkojnë urgjentisht rregullimin e urës pas dëmtimit nga vërshimet