Dy vjet nga hapja pas renovimit, Qendra e Mjekësisë Familjare numër 3, e cila gjendet në rrugën “Xheladin Kurbaliu”, është mbyllur të shtunave dhe të dielave.
Nga pjesa e vjetër e qytetit, të sëmurët duhet të shkojnë në qendër për t’u trajtuar nga mjeku, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Një formë e tillë funksionimi është i papranueshëm për qytetarët.
Ata ankohen se të moshuarit dhe fëmijët s’mund të udhëtojnë larg për të marrë shërbime.
Prej më shumë se një vit, shërbime shëndetësore nuk kanë mundur të marrin gjatë fundjavës as banorët e lagjes së “Muhaxherëve” në Qendrën e Mjekësisë numër 11.
Sipas tyre, qendra ka pasur mjaftueshëm staf për të punuar edhe gjatë ditëve të fundit të javës.
-
Banorët e “Velanisë” pa shërbime mjekësore pas orës 15:00
-
Tri fshatra të Ferizajt mbesin pa qendra të mjekësisë familjare
-
Pacientët në Ferizaj kërkojnë rikthimin e kujdestarisë në QMF2
-
Tash e dy vjet, disa QMF në fshatra të Kaçanikut qëndrojnë të mbyllura
-
Prej vitesh Komuna e Lipjanit vazhdon t’i mbajë të mbyllura disa QMF