Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banka për Biznes i dhuron QKMF-së në Prishtinë 65 pulsoksimetër

Banka për Biznes ka shpërndarë 65 pulsoksimetër në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Këto pajisje të cilat shërbejnë për matjen e nivelit të oksigjenit dhe matjen e pulsit të zemrës, e që janë indikatorë të rëndësishëm në identifikimin e hershëm të simptomave te pacientët e prekur nga virus SARS-COV2.

Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB, Anita Kasumi-Ajeti, thotë se ky donacion është dhuruar për të ndihmuar mjekët në luftimin e pandemisë COVID-19.

“Këtë donacion e kemi dhuruar me qëllim që personelit mjekësor t’ju ndihmojmë sa do pak, në trajtimin e pacientëve të prekur nga kjo pandemi. Këto aparate ne besojmë shumë që do të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të prezencës së virusit. Ky është projekti i tret që banka jonë realizon në luftën kundër përhapjes së pandemisë ne vend, meqë në kohët e fundit ne kemi dhuruar edhe dezinfektues si dhe kemi ndihmuar në dezinfektimin e shumë hapësirave në biznese të ndryshme të vendit”, thotë ajo.