Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike nën 4 për qind

Në atmosferën e fushatës zgjedhore në Kosovë, shifrat ekonomike që premtohen janë të mëdha.

Rritja ekonomike është premtuar se do të bëhet 8 për qind, në anën tjetër është përmendur buxheti deri në pesë miliardë euro, ndërsa raporti i fundit i Bankës Botërore paraqet një rritje tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, pritet që Kosova të ketë rritje ekonomike 3.9%.

Edhe gjatë viteve të tjera në vijim, parashikimi i Bankës Botërore nuk e nxjerr Kosovën me përqindje shumë më të lartë. Në vitin 2018 parashikohet të ketë rritje 4.2 për qind, teksa një vit më vonë, më 2019 parashikohet të ketë rritje 4.4 për qind.

Megjithatë, parashikimet e Ekzekutivit që udhëhiqet ende nga Isa Mustafa, ishin për një rritje prej 5 përqindësh.

Të njëjtën përqindje të rritjes ekonomike, por jo edhe buxhetin kaq të lartë, e kanë premtuar edhe përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.