Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, takoi një delegacion nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.
Gjatë këtij takimi, Murtezaj i informoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ai i njoftoi lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës.
“Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase, e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e plotë për ATK-në, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Misioni i quajtur “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjasë nga 11 deri më 15 mars.