Arbëri

Bank Street në Amerikë siguron $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Bank Street në Amerikë përmes një aksioni bamirës ka mbledhur $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë, njoftoi kjo bankë.

Për të katërtin vit me radhë, firma lidere e investimeve Bank Street Group ka organizuar ngjarjen vjetore bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së. Të hyrat nga kjo ngjarje bamirëse ndihmojnë dhjetëra organizata anembanë globit, në mesin e të cilave edhe Aksionin për nëna dhe fëmijë në Kosovë.

“Bank Street Group është krenare dhe mirënjohëse që Doro Restaurant Group ka qenë pjesë e kësaj tradite vjetore dhe jemi edhe më të kënaqur që donacionet tona janë dyfishuar nga Goldman Sachs, falë përpjekjeve të kolegut tonë të bordit, Bekim Ahmetaj,” tha Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtar nderi i bordit të Aksionit për nëna dhe fëmijë.

Ne dëgjuam për organizatën ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ nga miqtë tanë të dashur Viosa dhe Richard, ku duke dëgjuar historinë e tyre dhe duke bërë lidhjen me historinë tonë si prindër të dy djemve, menduam se ka shumë njerëz, sidomos në Kosovë , që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen që ne ishim me fat ta marrim këtu në Shtetet e Bashkuara. Misioni i 'Aksionit për nëna dhe fëmijë' dhe mbështetja që u jep të gjitha grave është e admirueshme dhe është e qartë së çdo para është shpenzuar në mënyrë të duhur nga kjo organizatë ", tha Dorjan dhe Mira Puka nga grupi Doro Restaurant.

Bank Street Group është një firmë e investimeve bankare në Amerikë që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimit. Për më shumë rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street mund të vizitoni linkun www.banksteetinvitational.com.