Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, deklaroi në DESKU-n e KTV-së se Procesi i Berlinit nuk mund të krahasohet me Ballkanin e Hapur.
Sipas tij, nisma gjermane është formati i vetëm për bashkëpunim mes shteteve dhe sipas tij, Ballkani i Hapur “kurrë s'ka qenë i gjallë”.
“Asnjëherë nuk ka qenë as i gjallë. Pra ne pas tre vjetësh takime, liderët e Ballkanit të Hapur nuk mund të përmendin një arritje. Kritikët e Procesit të Berlinit, që në fillim, kanë thënë se ky është rrezik sepse është një paradhomë për anëtarësim në BE. Është lansuar në vitin 2014”, deklaroi Shasha.
Sipas tij, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të shohin drejt procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se Procesi i Berlinit do të jetë ndihmesë e madhe në këtë proces.
Ballkani i Hapur është nismë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Edhe
Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur nuk është shuar
Ky projekt u konceptua në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.
Nisma ishte kundërshtuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.