Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bale takohet me LDK-në, diskutohet për bashkëpunim

Deputetja Duda Bale nga Lista për Bashkimin Socialdemokrat (SDU), takoi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

LDK-ja shkroi në Facebook të martën se me Balen u diskutua situata politike në vend si dhe mundësia e bashkëpunimit mes partive.

“Kryetari Abdixhiku me znj. Bale diskutoi për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së. Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Javë më parë, ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica, aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm