Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Balje kërkon falje që votoi pro themelimit të Speciales

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka kërkuar falje që kishte votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Në ditën kur u konfirmua aktakuza ndaj ish-zëdhënësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-eprorit Rexhep Selimi, Balje ka kërkuar falje publike për votën e saj.

“Baca Jakup është vet LIRIA! Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces Jakup dhe familjes së tij! Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ‘gjykatë speciale’! Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam atëbotë!” ka shkruar ajo në Facebook.

Sot gjatë ditës, pjesëtarë të EULEX-it bastisën shtëpinë e Krasniqit, ndërsa ai pasdite u transferua për në Hagë. Ndërkohë, në mbrëmje, Selimi konfirmoi se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Specialja.

Specialja kishte marrë miratimin në Kuvend në gusht të 2015-s me 82 vota pro.