Profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi, deklaroi se tensionet e krijuara të enjten në Kuvendin e Kosovës, nuk do të duhej të ndodhnin, derisa tha se shtyrja për themelimin e komisionit hetimor për energjinë elektrike është e pakuptimtë.
Ai deklaroi se reagimi i opozitës nuk ishte në kulturën e parlamentarizmit në Kosovë, e sipas tij, ishte kthim i borxhit.
“Duhet t’i tejkalojmë këto inate, s’ka nevojë të merremi me këtë. Skena të tilla janë parë edhe më herët, duhet t’i shohim edhe rezultatet”, tha Baliqi.
Profesori i politikave të BE-së, Avdi Smajljaj, deklaroi se veprimet e opozitës ishin në kundërshtim me frymën parlamentare.
“Besoj se skena të tilla s’duhet të kenë vend në Kuvend. Kjo e reflektonte dobësinë e opozitës. Ishte veprim jashtë kulturës parlamentare. Nuk duhet të ndodhë as në të ardhmen”, deklaroi profesori universitar.
-
Abrashi: Bllokada e Kuvendit - budallaki e opozitës
-
“Krizën çojeni në shtëpitë tuaja”
-
“Unë jam deputet bllokues”, shoqëria civile aksion para Kuvendit
-
Republika në krizë të brendshme – Krizë përfaqësimi, arrogancë politike dhe degradim i parlamentarizmit në Kosovë
-
Bahtiri e Peci e fajësojnë opozitën për bllokadën në Kuvend