Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se strategjia dhe plani i veprimit për vitin 2022-2026 kundër dhunës ndaj grave, parasheh edhe rritjen e dënimit ndaj atyre që shkaktojnë dhunë.
Balaj ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së, se kjo strategji parasheh katër objektiva kryesore.
“Puna jonë duhet të jetë e përditshme. Strategjia dhe plani i veprimit për vitin 2022-2026 i ka katër objektiva strategjike: objektiva e parë ka të bëjë me vetëdijësimin dhe sensibilizimin e opinionit të përgjithshëm sa i përket dhunës në familje përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme. Objektivi i dytë është parandalimi dhe mbrojtja kundër dhunës në familje. Objektiv i tretë është rritja e dënimit ndaj atyre që shkaktojnë dhunë dhe objektivi i katërt është riintegrimi i viktimës”, ka thënë Balaj.
Sipas saj, aplikimi i këtyre objektivave ka implikime në aspektin e plotësim-ndryshimit të shumë rregulloreve dhe procedurave të standardeve të veprimit.
“Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit për adresimin e dhunës në familje është konform frymës së Konventës së Stambollit”, ka thënë Balaj.
Ajo ka shtuar se duhet të rriten edhe kapacitetet e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje.
-
Bala: Po synojmë ndërtimin e një shoqërie pa dhunë
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
Mbi 2000 gra viktima të dhunës në familje këtë vit
-
Bala për dënimet e buta ndaj rasteve të dhunës në familje: Dekurajojnë viktimën dhe inkurajojnë dhunuesin
-
Gjyqësori kritikohet për dënimet e ulëta ndaj kryerësve të dhunës