Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashi, pas dyshimeve se babai i saj është i lidhur me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milionë eurove, kam marrë vendim që znj. Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares”, ka shkruar Balaj-Halimaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tutje ka shtuar se “Gashi që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë”.
Tutje Balaj-Halimaj ka shpjeguar se pse e ka marrë këtë vendim.
“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm. Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar ajo.