Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami tregon se çfarë do të ndodhë me mësimdhënësit që dalin të dobët në vlerësim

Gjatë ditës së sotme Ministria e Arsimit ka promovuar pakon për aprovimin e programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, atë për KSHLM, për sistemin e licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë, si dhe korniza strategjike për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Sipas ministrit Arsim Bajrami, kjo është një platformë e qartë e cila udhëzon se si ta bëjnë drejtë reformën për arsim.

Ministri Bajrami në Rubikon të KTV-së thotë se ndër prioritet do të jetë motivimi i mësimdhënësve. Sipas tij, me mësimdhënës të paguar mirë e të respektuar nga të gjithë, gjendja e arsimit do të përmirësohet.

“Këtë mund ta bëjmë për shkak se e kemi detyrë e përgjegjësi, secili projekt tani në Kosovë duhet ta ketë prioritet arsimin. E dimë që nuk jemi mirë, prej ditës së parë kam thënë që nuk jemi mirë në cilësi mirëpo duhet të punojmë në ngritje të cilësisë hap pas hapi”, ka thënë Bajrami.

Mësimdhënësit në Kosovë tash e tutje do t'i nënshtrohen vlerësimit të shkathtësive. Për diçka të tillë, në mungesë pikësh ata nuk do të penalizohen.

Edhe Prindërit kërkojnë angazhim serioz nga institucionet për vlerësimin e mësimdhënësve Arbëri Prindërit kërkojnë angazhim serioz nga institucionet për vlerësimin e mësimdhënësve

Bajrami në Rubikon të KTV-së theksoi se do të ndodhë pikërisht e kundërta. Atyre do t’u mundësohet pjesëmarrja në trajnime me të cilat do të kenë mundësi që t'i fitojnë shkathtësitë e munguara.

“Ministria e Arsimit do të jap shansin për të fituar shkathtësitë e munguara. Mësimdhënësit do të kenë mundësinë për trajnime. Në Amerikë ata veç sa nuk ngufaten nga trajnimet. Ai domosdo do të shkojë në trajnime. Edhe në Kosovë vetë mësimdhënësit do t’i kërkojnë trajnimet”, ka thënë Bajrami.

“Ata vetë do t'i kërkojnë ato për t'i arritur pikët”.

E, Rinor Qehaja, njohës i arsimit dhe drejtues i institutit EdGuard, në Rubikon të KTV-së theksoi se vlerësimi i performancës duhet të ketë edhe anën penalizuese.

“Punësimi jomeritokratik i mësimdhënësve e ka sjellë arsimin në këtë gjendje që është sot. Vlerësimi i performancës nënkupton sa shpërblim njëjtë edhe penalizim”, ka thënë ai.

Edhe Pritet ngritja e pagave për mësimdhënësit me vlerësimet më të mira Arbëri Pritet ngritja e pagave për mësimdhënësit me vlerësimet më të mira

Qehaja thotë se vlerësimin e mësimdhënësve duhet ta bëjë ndonjë institut ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Bajrami ka treguar se varësisht nga licencimi dhe performanca, mësimdhënësit do të paguhen.