Pas sulmit kundër gazetarit Parim Olluri ka reaguar edhe kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami.
Në një postim në rrjetin social twitter, Bajrami është shprehur i shqetësuar dhe i brengosur nga rrahja e Ollurit, gazetar i cili vite më parë ka punuar edhe për “Kohën Ditore”.
“Jam i shqetësuar dhe i brengosur pasi është rrahur Parim Olluri, një gazetar hulumtues dhe kritik i elitës në pushtet”, ka shkruar Bajrami.
“Sulmet kundër medias në Kosovë janë në rritje”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm