Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Në Bled nuk mori pjesë gjysma e Evropës, po refuzohet hapja e dyerve për refugjatët

Shefi i Grupit KOHA, Agron Bajrami, thotë se nga dita e parë e Forumit Strategjik të Bledit mund të nxirren dy konkludime, e para se gjysma perëndimore e Evropës nuk ishte prezentë dhe e dyta se Evropa refuzon të hapë dyert për evropianët.

“Ajo që mund të nxirret si lloj konkludimi nga dita e parë e Forumit të Bledit, që vazhdon edhe nesër, është se nën një nuk ishte prezent gjysma e Evropës, gjysma perëndimore e sja, dhe dy dilemat u shfaqën rreth së ardhmes së Evropës në kuptimin e vlerave, e aty pati përplasje në atë që mund ta quajmë shfaqje e një Evrope e cila refuzon të hapë dyert e veta, që ishte tradicionalisht tipar evropian, për refugjatë. E në rastin konkret ishte për refugjatë të Afganistanit, e çfarë është edhe më keq për arsyen e thjeshtë sepse janë të një religjioni të caktuar. Kjo hapi dilema të mëdha, dhe fatkeqësisht në diskutimet e sotme nuk u deabatua shumë për këtë punë. U hesht kryesisht, mirëpo kemi parë se edhe në rrjete sociale, e raportime të mëtutjeshme nga mediat, u pa si problem i madh”, ka thënë Bajrami në një lidhje direkte në Interaktiv nga Bledi i Sllovenisë.

.