Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nëse shkohet sërish në zgjedhje, nuk do të ketë vota as për kryetar të Kuvendit, e lëre më për president.
Në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti po kërkon bllokadë pasi dëshiron kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vitin 2021, as nuk i kanë pas 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake/unifinuese dhe garanci me 85 vota. Veç një gjë duhet ta dimë: nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për kryetar të Kuvendit s’ka me pas, e lëre më për president. Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë”, ka thënë ajo.
Nuk është gjetur konsensus për çështjen e presidentit mes kryetarit të LVV-së, njëherit kryeministër, Albin Kurti, e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit mes tyre është thënë se nuk ka diçka të re nga kjo çështje.
Kurti ka deklaruar pas takimit se nuk ka lëvizje të reja, por u shpreh se "me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje”.
Abdixhiku ka thënë se nuk ka asnjë të re lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin. Ai ka theksuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Kurti lidhur me çështjen, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.
Ai për mediat ka shtuar se nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin, por ka theksuar se “të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”.