Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka pasur kritika për politikën ekonomike të Qeverisë, duke thënë se në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar rritja më e ulët ekonomike ndonjëherë.
Bajrami ka shkruar në Facebook se shkruar se më 22 mars të vitit 2021, është votuar Qeveria Kurti II dhe në atë kohë rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16%, e sot sipas saj, rritja ekonomike në vend është vetëm 2.02%.
“Që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për përmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t'i shpenzojnë, nuk ka bashkëpunim me komuna, nuk ka dialog me biznese, ka korrupsion, ka nepotizëm, ka tenderë me negociim. Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për T2, 2023, më e ulëta ndonjëherë”, ka shkruar ajo.
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
-
Bajrami ia komenton Kurtit qeverisjen 18-muajshe, pajtohet veç me një të arritur
-
Bajrami: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, por edhe neve na thanë se duhet më shumë punë