Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar KESCO-n për përjashtim të ndërmarrjeve nga shërbimi universal që është furnizim me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Sipas saj, kjo është në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike.
“Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qenë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji. Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal si ka mundësi se për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter”, ka shkruar ajo në Facebook.
Bajrami ka thënë se nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, “por një dihet që si rezultat i këtij veprimi do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor”.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga KESCO, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë qenë të qasshëm.
-
LDK-ja akuzon KESCO-n se po i dëmton padrejtësisht bizneset
-
ZRRE-ja e AKK-ja bojkotojnë takimin e LDK-së për liberalizim të tregut të energjisë
-
KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën
-
Nis faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur
-
Rryma drejt shtrenjtimit të katërt që prej 2022-tës